Ish selektori i kombëtares së Kosovës, prof. Bylbyl Sokoli, para pak ditësh shprehet fuqishëm për legjendën e futbollit tonë, Ardian Kozniku, duke thënë se në çdo kohë dhe në kohëra më të vështira, ai i është përgjigjur kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për vitin 1993 (14 shkurt) kur Kozniku ka luajtur në petkun e Kosovës në ndeshjen revyale ndaj Shqipërisë.
Kjo ndeshje u luajt në Tiranë dhe u fitua me 3:1 nga Shqipëria.
Kozniku ka dy fjalë për prof. Bybyl Sokolin.
“I nderuari të nderon. Faleminderit prof. Bylbyl Sokoli”, ka shkruar Kozniku në profilin e tij në facebook.