Filip Dujmoviç nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum.
"Me gardianin kroat me pasaportë boshnjake, kemi ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të dyanshëm…
Ekipi nesër edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa pjesë e jona nuk do të jetë portieri, Filip Dujmoviç.
Me gardianin kroat me pasaportë boshnjake, kemi ndërprerë bashkëpunimin vetëm pas 6 muajve, pasi i njëjti gjatë verës së vitit që lamë pas na u bashkua nga rradhët e Zheljezniçar.
Dujmoviç me ekipin tonë regjistroi 7 ndeshje, 4 prej të cilave në garat europiane dhe 3 në kampionat.
Të gjithë nga Struga Trim Lum falënderojnë portierin Dujmoviç për kohën e kaluar bashkë, duke i uruar shumë suksese në pjesën e mbetur të karrierës", njofton FC Struga TL: