Pas rikthimit me dy fitore rresht në Premier League duke i dhënë fund rezultateve zhgënjyese për javë të tëra, duket se nuk ka paqe për Manchester City-n.
Kampioni në fuqi i Anglisë për punë ditësh do të njohë verdiktin e Gjyaktës, ku ndaj tyre rëndojnë jo pak por 115 akuza.
City akuzohet se ka kryer disa lloj shkeljesh kryesisht në aspektin financiar, por dyshohet edhe për shumë parregullsi të tjera që kanë të bëjnë me nënshkrimet me lojtarët e mitur.
Në pritje të vendimit të gjykatës, eksperti i financave Kieran Maguire nuk ka aspak lajme të mira për “Qytetarët”.
Sipasa tij, jo vetëm që do të ketë një gjobë të majme finanaciare, por do t’i ulen 60-100 pikë në klasifikim që do të thotë rënie nga Premier League në mënyrë të menjëhershme.
Sipas Maguire gjoba dhe heqja e pikëve janë dënim i pashmangshëm, por nuk përjashtohet edhe ndonjë masë tjetër ndëshkuese për “Qytetarët”.