Ish - futbollisti dhe deri para pak kohësh anëtar i shtabit profesional të Gostivarit, Muarem Muarem, iu bashkua skuadrës së Shkupit.
Ai do të ndihmëstrajner i Erdem Alparsllan.
Muarem për një kohë të shkurtër ka qenë edhe futbollist i Shkupit.
Këtë sezon ai u emërua edhe kryetrajner i skuadrës së Gostivarit, ku gjatë nëntë ndeshje nuk humbi asnjë ndeshje.
Përveç Muaremit, në kuadrin profesional të Shkupit do të jenë edhe Minas Osmani, Ferid Veseli dhe Emre Inan.