Vinicius mungon në dy ndeshje të La Ligas, i gatshëm për Superkupën e Spanjës
Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior e ka mësuar sonte se do të mungojë vetëm në dy ndeshje të La Ligas, duke i shpëtuar një dënimi më të rëndë.
Vinicius u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias, pasi e goditi portierin e këtij të fundit.
Pritjet e para ishin që dënimi do të ishte më i gjatë, mirëpo La Liga ka vendosur që braziliani të mungojë në vetëm dy ndeshje.
Ndeshjet që do të mungojë Vinicius janë kundër Las Palmas dhe Real Valladollidit.
Por, dënimin 24-vjeçari do ta vuajë në La Liga dhe jo në Superkupën e Spanjës.
Aty, braziliani do të jetë i gatshëm për “Los Blancos”, qysh në ndeshjen e 9 janarit, që Reali e zhvillon kundër Mallorcas, në kuadër të gjysmëfinales.