Drejtori sportiv i Leçes, Pantaleo Corvino ka folur për merkaton e skuadrës pulieze. I pyetur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit shqiptar Ylber Ramadani, ai ka deklaruar se 28-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.
“Ramadani është një lojtar titullar. E ka treguar në fushë këtë”, ka thënë Corvino.
Gjithsesi e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket e paqartë, pasi nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat.
Zërat e merkatos e afrojnë Ramadanin me Napolin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.