Valon Ahmedi dhe Shkëndija kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, edhe atë vetëm pas 5 muajve, pasi ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare i ishte bashkuar skuadrës tetovare në gusht të vitit që lamë pas, nga rradhët e skuadrës bjelloruse të Soligorsk.
Ahmedi gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën “kuqezi” u paraqit në 13 ndeshje, duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asistime.
Siç mëson “infOSport.mk”, Ahmedi kishte qenë prezent vetëm në ditën e parë të grumbullimit të “kuqezinjëve”, për tu mos u paraqitur më, ndërsa sot palët bënë të ditur ndarjen mes tyre, kjo për shkak edhe të ndonjë pakënaqësie.
Ahmedi me Shkëndijën kishte kontratë deri verën e vitit 2026-të..