Triumfi i Paris Saint-Germain në Superkupën e Francës (1-0 ndaj Monaco në kohën shtesë me gol të Ousmane Dembele), konfirmon dominimin absolut të PSG në futbollin francez.
Skuadra e Luis Enrique ngriti lart një tjetër trofe
“Triumfi në këtë finale është i merituar dhe pasqyron dominimin tonë, ndaj një prej skuadrave më të mira në Francë dhe Europë. Kemi luajtur një finale të mirë dhe është një titull i rëndësishëm për PSG-në”, tha Luis Enrique.
“Jemi shumë të lumtur që e nisim vitin 2025 në këtë mënyrë, pasi është një motovim për vijueshmërinë e këtij sezoni”, tha trajneri spanjoll”.
Për PSG, kjo është fitorja e 11-të në këtë kompeticion në 12 vitet e fundit.