Pas “likujdoi” 5-0 rivalët e Deportivo Mineras në Kupën e Mbretit, skuadra e Real Madrid është nisur për në Riad, për të luajtur në gjysmëfinalet e Superkupës. Në ndeshjen e fundi tai aktivizoi mjaft nga lojtarët e stolit, që nuk zhgënjyen.
“Unë u thashë lojtarëve që të demonstrojnë cilësitë e tyre, ata janë të rinj që kanë talent.
Është një përvojë e mirë për ta të jenë me ne, të luajnë me ne. Ne i mbajmë gjithmonë nën kontroll dhe vëzhgim”, tha trajneri Carlo Ancelotti.
“Është e qartë se kemi më shumë cilësi dhe kemi arritur të ruajmë të njëjtin motivim dhe përkushtim edhe me lojtarët që luajnë më pak”, shtoi trajneri italian, që u ndal tek paraqitja e Endrick.
“Të shënosh një gol është një detaj, por ai bëri një lojë të mirë. Lëvizjet e tij ishin efektive, luajti shumë mirë dhe kur e vendosa në të djathtë ai bëri mirë. Duhet të jetë i durueshëm. Do të shënojë gola atëherë kur do të na duhet”, tha Ancelotti.