Bylbyl Sokoli: Ndër kontribues më të mëdhenj në futbollin e Kosovës, Bujar Neziri, Halil e Zahir Shabani

Futboll

Bylbyl Sokoli: Ndër kontribues më të mëdhenj në futbollin e Kosovës, Bujar Neziri, Halil e Zahir Shabani

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2025 Në ora: 12:33
Prof. Bylbyl Sokoli, Bujar Neziri e Zahir Shabani

Ish selektori i kombëtares së Kosovës, prof. Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur dhe prej ditës së parë në pavarësimin e futbollit të Kosovës në rezistencë ndaj regjimit serb, ka folur në pika të shkurtra edhe për vitin 1997 përkatësisht muajin dhjetor, duke kujtuar kohën kur ishin në një turne të rëndësishëm e sensibilizues për Kosovën në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në vitin 1997, kombëtarja e Kosovës zhvilloi disa ndeshje me skuadrat gjermane. 

Prof. Sokoli ka përmendur disa ndër kontribuesit e mëdhenj të futbollit të Kosovës.

“Ndër kontribues më të mëdhenj në futbollin e Kosovës, Bujar Neziri, Halil e Zahir Shabani.

Jemi fascinuar me pritjen, me organizimin dhe me investitorin e fuqishëm Bujar Neziri, pa e harruar edhe Halil e Zahir Shabani.

Mos të preken edhe shumë të tjerë që ishin me këtë ekspeditë.

Përveç disa ndeshjeve që kemi luajtur me skuadra gjermane në turne, kemi pas disa takime, si me federatën, me politikanë të Bundestagut gjermanë etj. ku i njoftuam për futbollin dhe situatën si po kalon Kosova në ato vite”, kujton mes të tjera prof. Bylbyl Sokoli.

Duhet theksuar se pjesë e kombëtares së asaj kohe ishin futbollistët Kujtim Shala, Ahmet Beselica (portier,) Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta, Besnik Hasi, Fadil Berisha, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari, Jeton Çubreli, Baki Bulliqi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat