Maldini Kacurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit në moshën 18-vjeçare. Mbrojtësi shqiptar konsiderohet me të ardhme në klubin anglez, që e aktivizon te moshat.
Nga Fulham u afrua në verën e vitit 2022. Tashmë Arsenali po shikon për mundësinë më të mirë, që Kacurri ta tregojë veten në një tjetër skuadër.
Kështu opsioni i mundshëm në këtë merkato dimri është huazimi. Preferohet që 19-vjeçari të mbetet brenda Anglisë.
“The Athletic” nuk sheh vetëm Kacurrin pranë huazimit, por dhe të tjerë të talentuar.