Tirana rikthen mesfushorin 26-vjeçar

Futboll

Tirana rikthen mesfushorin 26-vjeçar

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:28
Erisido Smaçi

Erisido Smaçi mund të konsiderohet lojtari më i ri i Tiranës. Mesfushori dhe bardheblutë raportohet sipas shtypit të shkruar se kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

26-vjeçari do të rikthehet në Superiore vetëm pas 6 muajsh aventurë në Izrael te skuadra e Bnei Yehuda Tel Aviv.

Mesfushori në Superiore ka luajtur për Dinamon, teksa në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit, Apolonisë, Shënkollit.

Afrimi i tij konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe tashmë Gugash Magani do të ketë nën urdhrat e tij për pjesën e dytë të sezonit një lojtar që e njeh mirë kampionatin. Zyrtarizmi i futbollistit pritet të bëhet në orët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat