Sylvinho para misionit të vështirë!
Kombëtarja shqiptare e ka një mision shumë të rëndësishëm përpara, teksa në muajin mars do ta nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026, ku shorti na vendosi në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ndërkohë që stafi teknik i ka marrë pushimet, trajneri brazilian Sylvinho, i cili jeton në Porto, ka gjetur kohë që ta zhvillojë një bashkëbisedim me disa pjesëtarë të një klubi që quhet “Placca de Alegria”, i vendosur brenda në qytet dhe i krijuar në vitin 1974 e tashmë merr pjesë në kategoritë amatore në Portugali.
Sylvinho e ka treguar eksperiencën e tij si lojtar, teksa ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha si Arsenali dhe Barcelona apo edhe Manchester City në fund të karrierës, por edhe eksperiencën e krijuar si trajner, punë që e bën edhe sot.