Didier Deschamps e ka konfirmuar largimin nga Kombëtarja e Francës për Kupës së Botës 2026.
Ashtu siç u zbulua mbrëmë, selektori i “Trekolorëve” do t’i japë fund eksperiencës me këtë ekip vitin tjetër,
Didier Deschamps ka konfirmuar të mërkurën se nuk do të vazhdojë të jetë selektor i Francës në futboll pas Kampionatit Botëror të vitit 2026.
“Jam këtu që nga viti 2012. Është planifikuar të qëndroj deri në vitin 2026, deri në Botërorin e ardhshëm dhe atje do të përfundojë pasi duhet të ketë një fund”, deklaroi ish-futbollisti i njohur francez në intervistë me mediumin francez “TF1”,.
56 vjeçari ishte shpallur kampion i botës me Francën në vitin 2018, ndërsa ishte kampion bote edhe si futbollist në shekullin e kaluar.
Me Deschamps, i cili e kishte marrë postin e Laurent Blancut, Franca kishte shkuar edhe në finale të Botërorit 2022 e të Evropianit 2016.
Gjëja më e rëndësishme është që ekipi i Francës të mbetet në majë, aty ku ishte për shumë e shumë vjet, nuk jam këtu për rekorde”, vazhdoi ish-trajneri i Monacos, Juventusit e Marseillet, i cili sipas të gjitha gjasave do të pasohet nga Zinedine Zidane.
Natyrisht, Deschamps synon të largohet nga Kombëtarja si kampion bote, ndërsa nuk ka zbuluar se si të do të jetë jeta e tij pa Kupës së Botës 2026..