Leo Melo tashmë edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Elbasanit. Braziliani dhe klubi vardheblu kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre gjatë kësaj merkatoje.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Elbasani e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë në “Insta-Story”.
“Faleminderit Leo Melo”, ka shkruar Klubi. Gjithashtu klubi ka zyrtarizuar edhe largimin e Bedri Grecës. Ky i fundit ditën e djeshme njoftoi largimin nga verdhebklutë.
Ndërkohë sa i takon Melos, braziliani do të qëndrojë në Superiore, pasi në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet te Egnatia. Palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin, me 23-vjeçarin që do të nisë kështu një aventurë të re te kampionët.