Pa pikë marre kishte votuar kundër Kosovës por Dejan Saviçeviqit i ka mbetur pikë në zemër diçka në Prishtinë

Futboll

Pa pikë marre kishte votuar kundër Kosovës por Dejan Saviçeviqit i ka mbetur pikë në zemër diçka në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2025 Në ora: 14:33
Dejan Saviçeviq

 Ish futbollisti malazez, Dejan Saviçeviq, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, do të mbahet mend për veprimin e tij katastrofal kur votoi me 3 maj të vitit 2016 kundër pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

Megjithatë Saviçeviq gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar diçka që befasoi të gjithë për Prishtinën dhe atë foli për mediumet malazeze!

“Kur është fjala për ligën ish jugosllave, më e zhurmshmja ka qenë dikur kur kam luajtur në Prishtinë – ishte delir.

Prishtina pastaj hyri në Ligën e Parë, dhe në një moment nuk mund ta dëgjoja kolegun tim që ishte vetëm disa metra larg me mua.

Ne luajtëm disa herë në Amerikën e Jugut, dhe në Brazil stadiumi ishte plot dhe nuk dëgjohej asgjë, e njëjta gjë me Argjentinën”, kisjhte thënë Saviçeviqi.

Tash Saviçeiviq flet kundër boshnjakëve sepse sipas tij ata ishin dominues në ish Jugosllavi.

Malazezi ka treguar ka treguar edhe për mosmarrëveshje e përçarje që kishte brenda një farë reprezentancionit të ish Jugosllavisë.

“Kishte shumë lojtarë nga Sarajeva. Në reprezentacionin A nuk ka luajtur vetëm pastruesi i Zhelezniçarit.

Fatkeqësisht.

A kishte presion prej njerëzve nga rrethi i Sarajevës?

Nuk ka asnjë lojtar nga atje që nuk ka e ka pas një rast. E pata atë rast kundër Argjentinës, më vjen keq, nëse do të shënoja një gol, ndoshta do të kishim vazhduar.

Kishte më shumë nervozizëm sesa momente të mira. Më vjen keq që pas ndeshjes së parë nuk i mora gjërat dhe të shkoja në shtëpi. Kjo ishte torturë për mua, ai Botëror.

I thashë Ivica Osimit më pas, nëse nuk më sheh, mos më telefono. Nuk do të them asnjë fjalë, por të ulem në pankinë dhe të hysh nuk bëhet fjalë. Ose luaj ose nuk vij më”, ka thënë Saviçeviq, transmeton "Sportal".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat