Tirana e Gugash Maganit me sytë nga e kaluara

Futboll

Tirana e Gugash Maganit me sytë nga e kaluara

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:17
Pamje nga një ndeshje

Kryefjala e kësaj jave në kampionatin shqiptar është Klasikja e Shqipërisë.

Është parashikuar që ditën e premte, ora 17:00 të përballen me njëra –tjetrën Vllaznia dhe Tirana në stadiumin “Loro Boriçi”. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe që premton spektakël, teksa në fushë do të zbresin dy ekipet më të titulluara në futbollin shqiptar.

Emocionet janë të mëdha në këtë sfidë, e cila prej vitesh tashmë i jep tonin futbollit shqiptar. Në këtë përbalje si bardheblutë ashtu edhe shkodranët vijnë pas humbjeve në javën e fundit, ndërsa bardheblutë nuk e njohin fitoren prej 6 javësh.

Kuqeblutë pas 19 javësh ndodhen në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa bardheblutë janë në vendin e 8-të, në zonën “Play-out”. Kjo e bën që fitoja në Klasiken e Shqipërisë të jetë mëse e detyrueshme për objektivat e dy ekipeve.

Pavarësisht momentit që po kalojnë aktualisht dy ekipet, statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 16 ndeshjet e fundit kryeqytetasit janë superiore ndaj shkodranëve. 8 ndeshje kanë përfunduar në favor të bardhebluve, teksa në 4 takime kanë triumfuar kuqeblutë dhe 4 sfida janë mbyllur në barazim mes tyre.

21 gola janë shënuar nga kryeqytetasit në portën e shkodranëve, ndërsa kuqeblutë ia kanë dalë të gjejnë portën e bardhebluve 17 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat