Ndihmëstrajneri, Liridon Kukaj, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.
"Kontrata është shkëputur me marrëveshje ndërmjet dy palëve pas kërkesës së trajnerit Kuka.
Kukaj ka qenë pjesë e stafit teknik tash e disa kohë, duke filluar nga U19 e skuadrës deri te ekipi i parë.
Kukaj është njëri ndër futbollistët me më së shumti paraqitje si futbollist i skudrës bardhekaltër", njofton FC Prishtina.