Partizani gjen zëvendësuesin e Carës te Kombëtarja U-21

Futboll

Partizani gjen zëvendësuesin e Carës te Kombëtarja U-21

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:24
Pamje nga një ndeshje

Partizani gjen zëvendësuesin e Carës te Kombëtarja U-21, ish-lojtari i Beshiktashit firmos me “demat”!

Besar Guxhufi është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin në Tiranë nga klubi i Shkupit si zëvendësues i Tedi Carës.

“Sportmania” tregon se talenti i Kombëtares U-21 bëhet transferimi i dytë te “demat”. Më parë kujtojmë se firmosi Dzmitri Padstrelau.

Në verën e kaluar ishte Shkupi që përfitoi shërbimet e 20-vjeçarit duke paguar 100 mijë euro te Beshiktashi. Kjo pasi atje ishte pjesë e skuadrës U-19.

Guxhufi luan në krahun e majtë të sulmit. Kështu shikohet si pasues i Tedi Carës, që u largua për të luajtur në Ukrainë.

Në kampionatin maqedonas, Guxhufi nisi pesë ndeshje si titullar me Shkupin. Në shtatë të tjera u aktivizua si zëvendësues.

Ndërkohë vetëm në nëntor zgjodhi të luajë për Shqipërinë U-21, pasi më parë kishte dhënë kontributin e tij te moshat e Maqedonisë së Veriut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat