Armando Sadiku ka arritur të rikthehet sërish te goli pas 2 muajsh.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar në takimin mes Goa dhe Hyderabad në minutën e 52’ të sfidës.
Ky takim po luhet momentalisht ku skuadra e sulmuesit shqiptar po udhëheq me rezultatin 1-0 falë golit të këtij të fundit.
Rrjetën e fundit Armando Sadiku e gjeti më 6 nëntor përballë skuadrës së Punjab në kampionatin indian.
Ndërsa sot arriti të realizojë golin e parë për vitin 2025 dhe duke udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit kampion. Ky ishte goli i nëntë i sulmuesit shqiptar në 12 ndeshje këtë sezon.