Ekipi i Egnatias ka përforcuar repartin e mesfushës me një transferim nga AF Elbasani.
Bëhet fjalë për Leo Melo i cili është lojtari më i ri i skuadrës rrogozhinase i afruar në këtë merkato janari.
Transferimin e brazilianit e ka konfirmuar vetë skuadra kampione në fuqi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Leo Melo pjesë e kampionëve.
Futbollisti Brazilian vjen te Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri te AF Elbasani.
Pas firmosjes së kontratave me Presidentin , ai është bashkuar ekipit në stërvitje.”, shkruhet në faqen zyrtare të Egnatias.