Deschamps: Duhet të dimë të themi mjaft

Futboll

Deschamps: Duhet të dimë të themi mjaft

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:07
Didier Deschamps

“Kam mbaruar kohën time, në kokë kam planifikuar të qëndroj në krye të Francës deri në vitin 2026”.

Kështu ka deklaruar Didier Deschamps, i cili në një intervistë ka paralajmëruar lamtumirën e tij me kombëtaren pas Botërorit të ardhshëm.

Në krye të skuadrës franceze që nga viti 2012 (ai pasoi Laurent Blanc), ish-lojtari i Juves mund të mburret me super jetëgjatësinë në stolin e Les Bleus.

“Nuk jam këtu për rekorde – vazhdoi 56-vjeçari, kampion bote si trajneri në 2018 - Duhet të dimë të themi mjaft, ka një jetë më pas, edhe nëse është e vështirë të thuash ndalo kur diçka është e bukur”.

Deschamps, i cili fitoi Ligën e Kombeve 2021, arriti në finale me Francën në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022 në Katar, por u mund respektivisht nga Portugalia dhe Argjentina. Tani mundësia për t'u larguar me suksese të tjera: në marsin e ardhshëm kombëtarja do të sfidojë Kroacinë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Pa harruar Botërorin 2026 që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat