Panathinaikos i beson shqiptarit

Futboll

Panathinaikos i beson shqiptarit

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:16
Elton Fikaj

Panathinaikos luan sot sfidën e Kupës së Greqisë kundër Atromitos në një derbi të vogël të Athinës.

Një shqiptar ndodhet në stolin e teknikut të mirënjohur portugez, Rui Vitoria.

Elton Fikaj, i cili ka marrë minuta dhe në arenën europiane me “Trifilët” ndodhet sërish nën urdhrat e kryeqytetasve. 1

9 vjeçari shihet si një talent premtues në kampin grek në rolin e mbrojtësit anësor. Fikaj ka luajtur në kampionatin helen dhe në Conference League.

Mbrojtësi kuqezi mund të thirret në pjesën e dytë për të dhënë kontributin në sfidën e ardhjes në Kupë, pasi takimi i parë kundër klubit nga lagjia Peristeri ka përfunduar në favor të jeshilëve me rezultat 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat