Tifozët e Dritës kanë marrur një lajm fantastik nga skuadra e tyre e zemrës.
Camilo Mesa dhe Hasan Gomda janë rikthyer me skuadrën në stërvitje.
Kolumbiani ka filluar stërvitjet grupore, ndërsa Gomda ka filluar stërvitjet individuale por besohet se do jetë i gatshëm në fazën përgatitore në Turqi.
Fillimisht ishte besuar që Gomda ka humbur sezonin, por rikuperimi i tij nuk ka zgjatur shumë, dhe qendërmbrojtësi do jetë i gatshëm me rifillimin e kampionatit.