Lojtari i FC Shkupit vazhdon karrierën në Slloveni

Futboll

Lojtari i FC Shkupit vazhdon karrierën në Slloveni

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:27
Aleks Zlatkov

Aleks Zlatkov ka gjetur skuadrën e tij të re, pasi i njëjti përfundoi aventurën e tij me FC Shkupin. 22-vjeçari ka vendosur të rikthehet sërish në Slloveni, mirëpo këtë herë duke nënshkruar me skuadrën e Brinje Grosuplje.

Më parë në futbollin slloven, Zlatkov kishte veshure edhe fanellën e Triglav dhe Kranj.

22-vjeçari pjesë e skuadrës nga Çairi ishte për dy vite e gjysmë, mirëpo duke mos arritur që të zë një vend titullari. Ai madje pjesën pranverore të edicionit të kaluar (2023/24) e kaloi në huazim te Makedonija GJ.P, mirëpo edhe atje nuk është se bindi.

Me fanellën e FC Shkupit, Zlatkov zhvilloi 18 ndeshje, ndërsa 12 herë ishte paraqitur në Ligën e Dytë me skuadrën e Makedonija GJ.P.

Zlatkov ishte gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 19 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat