Skuadra shqiptare, Besa e Dobërdollit, debutues në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Kjo pozitë i është besuar Gorazd Mihailov, të cilin e pret punë e madhe për të siguruar ekzistencën e skuadrës së Besës në elitën e futbollit.
“KF Besa njofton se kemi arritur marrëveshjen me trajnerin Gorazd Mihailov, i cili do të udhëheqë ekipin si shef i stafit teknik.
Pjesë e stafit të ri të trajnerëve do të jenë edhe Zlatko Ristov ndihmës trajner, Burim Sadiki video analist, Ivan Tiosavljevikj si trajnerë kondicionalë dhe trajner i portierëve Enver Ramadani”, njofton KF Besa.