Skuadra sllovene Mura përkundër lojës së mirë nuk doli me rezultat të mirë në ndeshjen miqësore në Antalia të Turqisë.
Mura ka pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Cërvena Zvezda e Beogradit.
Skuadra sllovene udhëhoqi me 2:1 por këtë epërsi nuk e ka ruajtur deri në fund.
Reprezentuesi i Kosovës, Leard Sadriu, është paraqitur titullar për Murën.
Ai është zëvendësuar në minutën e 55-të, duke dëshmuar formë të mirë..