Nedim Bajrami protagonist: Ndihem shumë mirë si 10-sh, rotacion i shpeshtë me Hagin

Futboll

Nedim Bajrami protagonist: Ndihem shumë mirë si 10-sh, rotacion i shpeshtë me Hagin

Më: 8 janar 2025 Në ora: 20:23
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka dal sërish në konferencën e shtypit të Rangers.

Pas fjalimit para disa javësh përpara takimit me Dundeen, shqiptari është protagonist me fjalimet e tij përsëri në Skoci. Kjo ndodh pikërish para ballafaqimit me të njëjtin kundërshtar si për ironi të fatit.

Legjionari beson se lidhja e tij me sulmuesit e tjerë të bluve është duke u rritur çka sjell optimizëm dhe frymë të mirë në radhët e klubit legjendar nga Glasgou.

“Jam duke luajtur në pozicionin e numrit 10. Aty ndihem shumë mirë.

Po edhe me Ianis (lojtari i Rumanisë, njëherazi djali i legjendës Hagi) kemi një ndjesi shuëm të mirë. Bëjmë shpesh rotacion në atë rol.

Mund të shikoni në fushë se ne luajmë shumë mirë së bashku”, u shpreh Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat