Nedim Bajrami ka dal sërish në konferencën e shtypit të Rangers.
Pas fjalimit para disa javësh përpara takimit me Dundeen, shqiptari është protagonist me fjalimet e tij përsëri në Skoci. Kjo ndodh pikërish para ballafaqimit me të njëjtin kundërshtar si për ironi të fatit.
Legjionari beson se lidhja e tij me sulmuesit e tjerë të bluve është duke u rritur çka sjell optimizëm dhe frymë të mirë në radhët e klubit legjendar nga Glasgou.
“Jam duke luajtur në pozicionin e numrit 10. Aty ndihem shumë mirë.
Po edhe me Ianis (lojtari i Rumanisë, njëherazi djali i legjendës Hagi) kemi një ndjesi shuëm të mirë. Bëjmë shpesh rotacion në atë rol.
Mund të shikoni në fushë se ne luajmë shumë mirë së bashku”, u shpreh Bajrami.