Sulmuesi 21-vjeçar mbyll aventurën me shkodranët!
Edlin Randi Esang Matouti nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi shkodran bën me dije se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje.
Gabonezi numëron vetëm 3 takime për Vllazninë, ku ka dhënë 0 gola dhe 0 asiste.
Paraqitjet e dobëta kanë bindur drejtuesit se qendërsulmuesi i ardhur nga Algjeria ishte një dështim total, teksa tashmë 21-vjeçari do të kërkojë një aventurë të re.