Napoli interesohet për Edon Zhegrovën, por Lille nuk mendon ta lirojë në janar!
Napoli është skuadra e radhës e interesuar për shërbimet e super yllit, Edon Zhegrova.
Futbollisti po shkëlqen në Francë dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
I fundit është Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Raportohet se napolitanët kanë kontaktuar Lille për situatën e Zhegrovës.
Por, Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë në janar, pasi që duan ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit.