Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez nuk është i lumtur që Vinicius Jr u ndëshkua vetëm me dy ndeshje për kartonin e kuq kundër Valencias.
Pezullimi me vetëm dy ndeshje i sulmuesit brazilian të Real Madridit ka shkaktuar polemika të shumta në Spanjë dhe i fundit që është ankuar është Martinez.
“Vinicius u pezullua vetëm për dy ndeshje? Disa vite më parë u pezullova për 4 ndeshje për një gabim shumë më të vogël se ai i Vinicius”.
“Nuk duhet të heshtim për këto çështje të padrejta”, ka deklaruar Martinez.
Ndryshe, Vinicius do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme në La Liga, por ai mund të luajë në Superkupën e Spanjës.
Ai do të synojë të ndihmojë Real Madridin të arrijë në finale dhe më pas t’i mbyllë gojën si Martinezit ashtu edhe Barçës për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë trofeun e parë të vitit 2025.