Ancelotti: Mbajtja e Superkupës në Arabinë Saudite është e mirë për futbollin spanjoll

Futboll

Ancelotti: Mbajtja e Superkupës në Arabinë Saudite është e mirë për futbollin spanjoll

Më: 9 janar 2025 Në ora: 09:47
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përkrahur idenë e Federatës Spanjolle të Futbollit për ta mbajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

I pyetur për polemikat e Superkupës së Spanjës që po mbahet në Arabinë Saudite, Ancelotti përkrahi idenë dhe vendimin.

“Mbajtja e garës këtu është e mirë për futbollin spanjoll. Së pari për skuadrat që luajnë këtu sepse kanë mundësinë të marrin mbështetjen e të gjithë tifozëve që janë këtu”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ndonjëherë mendojmë se jemi më të mirët. Jo vetëm lojtarët, por pak nga të gjithë. Skuadra ka një dinamikë të mirë”.

“Mendoj se është një garë e rëndësishme. Është gara e parë i vitit. Na ka sjellë shumë motivim dhe shpresojmë që Superkupa të na sjellë motivim dhe angazhim”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Federata spanjolle është kritikuar për organizimin e Superkupës jashtë Spanjës, për të cilën thuhet se marrin para shtesë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Real Madridi duket i përqendruar në fitimin e turneut pavarësisht se ku do të mbahet dhe të fitojë trofeun e dytë të sezonit 2024/25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat