Turqit synojnë kapitenin e Milan me koston zero

Futboll

Turqit synojnë kapitenin e Milan me koston zero

Më: 9 janar 2025 Në ora: 11:21
Davide Calabria

Kapiteni i Milan, Davide Calabria, mund të lërë kuqezinjtë në fund të këtij sezoni kur dhe i skadon kontrata. Për 28-vjeçarin po interesohet ekipi turk i Gallatasaraj.

Mbrojtësi i krahut dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, por ende nuk ka asnjë rinovim të kontratës, çka mund ta detyrojë të vlerësojë zgjidhje të reja në verë.

Calabria ka luajtur vetëm me fanellën kuqezi gjatë gjithë karrierës së tij (10 gola në 268 ndeshje zyrtare), ndaj dhe është një idhull për tifozët e Milan.

Këtë sezon ai është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje për shkak të problemeve të ndryshme, ndaj dhe lamtumira duket e paevitueshme. Në Turqi i ofrojnë një pagë më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat