Brdariç: Ndeshjet kundër Tiranës speciale, jemi të uritur për fitore

Futboll

Brdariç: Ndeshjet kundër Tiranës speciale, jemi të uritur për fitore

Më: 9 janar 2025 Në ora: 12:08
Tomas Brdariç

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të klasikes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Tekniku ka analizuar gjendjen e skuadrës, ka vlerësuar kundërshtarin, por në të njëjtën kohë ka theksuar se fitorja është objektivi i Vllaznisë në këtë takim.

“Ndeshjet derbi janë derbi, nuk ka rëndësi renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të uritur, e dimë rëndësinë e ndeshjes, derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi rikthime.

Duhet të jemi sa më realist, merkaton e kemi të bllokuar, për momentin punojmë me lojtarët që kemi, janë lojtarë shumë të fortë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat