Dinamo e nis vitin 2025 nga Ballshi. Skuadra e Ilir Dajës ka nisur përgatitjet në kompleksin e tyre për takimin e fundjavës në Superiore ndaj Bylisit.
Blutë kanë dal në terren dhe kanë dëgjuar me vëmendje fjalët e teknikut të tyre.
Siç shihet në video, grupi duket thuajse i plotë për sfidën e ardhshme në “Adush Muça”.
Dinamovitët e kanë si mace të zezë ekipin e Dedes e ndaj po tregohen të kujdesshëm.
“Nëndetësja” po përgatitet për përballjen e orës 13:30 të ditës së premte me intensitet dhe me vëmendjen maksimale.
Kryeqytetasit janë për titull e kësisoj transferta të tilla vendosin shumë në peshoren e pikëve, pasi pikët e lëna më të voglat rëndojnë dyfish.