Flamurtari rikthehet në aksion këtë fundjavë, ashtu si e gjithe Kategoria e Parë.
Vlonjatët kanë publikuar çmimin e biletave.
Klubi bregdetar luan kundër Korabit në shtëpi në kuadër të javës së 18-të.
Kuqezinjtë presin dibranët në një takim ku 3 pikët janë detyrim për të nisur rrugëtimin aty ku e lanë. Qëllimi i skuadrës së Agostinelit mbetet Superiorja.
Klubi Flamurtari ka publikuar se bileta e tribunës qendrore është 1000 Lekë të reja.
Një çmim relativisht i lartë duke qenë se sfida i takon një niveli më poshtë. Ky është ci vetëm i publikuar në rrjetet sociale për përballjen që mbahet në stadiumin “Flamurtari”.