Drenica prezanton një tjetër transferim, luajti në Superligë

Futboll

Drenica prezanton një tjetër transferim, luajti në Superligë

Më: 9 janar 2025 Në ora: 13:36
Pamje nga prezantimi

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë, Drenica ka bërë një tjetër lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas marrëveshjes me Igball Jasharin, skuadra “kuqezi” ka zyrtarizuar një ish-lojtar të Superligës.

]Bëhet fjalë për Armend Gashin, i cili kaloi një pjesë të sezonit në Feronikel ’74.

23-vjeçari luajti 13 ndeshje te Nikli dhe shënoi një gol.

Gashi më parë ka qenë pjesë e Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Gashi ka arritur marrëveshje me klubin deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi dhe tashmë ka nisur stervitjet me skuadrën dhe kësisoj është vënë nën urdhërat e trajnerit Arsim Thaçi”, shkruhet në njofitmin e klubit

Kujtojmë se Drenica synon që të futet në Superligë në sezonin e ardhshëm 2025/26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat