Barcelona nxjerr në ankand një pjesë të historisë

Futboll

Barcelona nxjerr në ankand një pjesë të historisë

Më: 9 janar 2025 Në ora: 13:39
Messi

Barcelona po kërkon të ardhura nga burime "alternative", duke nxjerrë në ankand disa “relike” të historisë së saj.

Nisma, siç saktësohet nga klubi në një njoftim zyrtar për shtyp, është pjesë e planit që ka të bëjë me “kujtimet” e “Camp Nou”, i cili po kalon fazën e fundit të punimeve të ristrukturimit. Artikujt do të dalin në ankand nga “Goldin” dhe ofertat do të fillojnë nga 23 janari në orën 10:00, me përfundimin e planifikuar për në 13 shkurt në orën 4:00.

Ankandi, i hapur për të gjithë, do të përfshijë dollapët e përdorur nga lojtarët ndër vite, pikat e penalltisë, flamujt e këndit dhe stemat e klubit të vendosura përpara pankinave.

Do të ketë gjithashtu fotografi të skuadrave që fituan pesë Ligat e Kampionëve (1991-92, 2005-06, 2008-09, 2010-11, 2014-15), të ekspozuara në dhomat e zhveshjes dhe në tunelin e stadiumit. Në total, duke llogaritur vetëm çmimin fillestar për të gjitha “relikat”, vlera e objekteve në shitje është rreth 1 milion euro.

Ndonjë shembull? Kushdo që dëshiron të marrë dollapin e Messit do të duhet të ofrojë të paktën 350,000 dollarë. Për të tjerët, ato variojnë nga një bazë prej 100,000 dollarësh (për ato të Maradonës, Guardiolës, Piqué dhe Ronaldinhos) deri në 2,500 dollarë për atë të përdorur nga Dembele, tani në PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat