Myrto Uzuni mund të largohet nga Granada në merkaton e janarit.
Një çështje e re ka plasur te ekipi spanjoll, teksa sulmuesi shqiptar duket se po bën valixhet gati.
Sipas mediave spanjolle dhe trajnerit të Granadas, Fran Escriba, Uzuni nuk është st?rvitur me ekipin duke thënë se nuk ndihet mirë. Kjo shihet si një justifikim në mënyrë që ekipi ta lërë të largohet te ekipi i Austin në MLS.
“Kur u kthyem nga pushimet ai na tha se nuk ndihej i aftë të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk llogaritet.
Ai ende e ka atë pozicionin që nuk dëshiron të stërvitet me ekipin, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk kanë rëndësi. Varet nga lojtari, jo nga ne. Nëse ai vjen dhe thotë se është në formë, ai do të kthehet në stërvitje.
Nëse një punëtor, për çfarëdo arsye, thotë se nuk është i aftë për të punuar, nuk mund të bësh asgjë.
Unë nuk shoh problem, e rëndësishme është klubi, kush nuk është në formë është më shumë një barrë sesa një ndihmë”, u shpreh trajneri i Granadas. Ndërkohë Uzuni do të flas për këtë çështje dhe sipas tij qëndron një tjet?r version që do të publikohet së shpejti në media.