Kështu kishte thënë për Fadil Vokrrin, Milan Milaniq, njeriu që e përzuri Arkanin nga zyra

Futboll

Kështu kishte thënë për Fadil Vokrrin, Milan Milaniq, njeriu që e përzuri Arkanin nga zyra

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 janar 2025 Në ora: 15:27
Fadil Vokrri

Fundvitet e 80-ta ishin histori në vete dhe për të keq!

Shumë futbollistë shqiptarë ia panë sherrin, për shkak se pa i mbush 28 vjet nuk i lejonin që të luanin në klubet evropiane, sepse ishte një rregull famëkeq nga një farë Federate e Futbollit ish jugosllav.

Është një deklaratë interesante e Milan Milaniqit, i cili në vitin 1987 ka qenë Shef i Shtabit profesionist të një farë ish LFJ-së!

Sa për dijeni, Milaniqi në fillim të viteve të 90-ta, e përzuri nga zyra e tij kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, duke i thënë: “Dil nga zyra, këtu nuk ka politikë. Jashtë”. 

Çfarë tha malazezi Milaniq për Fadil Vokrrin në intervistën e botuar në rubrikën e sportit të gazetës “Rilindja” më 26 tetor të vitit 1987?

Disa lojtarë mund ta marrin vizën për të luajtur jashtë, e disa jo, a ka të bëjë diç këtu vlerësimi privat e Milaniqin?

“Milani nuk lëshon e as nuk është ai që mund të lëshojë. Unë vetëm i zbatoj vendimet.

Tash për tash jashtë mund të shkojnë Ravniqi, Mlinariqi, Radanoviqi dhe Fadil Vokrri.

Këta sa i përket reprezentacionit, mund të shkojnë kur të donë.

Obligimi im është t'ua realizoi kërkesën dhe të pajtohem me ta”, kishte Milaniqi.

A u janë falë "gjynahet" M. Gjurovskit e Stoiqit?

“Gjurovski për Osimin ishte shumë interesant edhe ne dëshirojmë t'ia ofriojmë rastin.

Mirëpo, atij i kemi thënë edhe se duhet t'i nënshtrohet regjimit që mbizotëron në reprezentacion.

Ai, nuk iu nënshtrua dhe e nuk e shfrytëzoi rastin, sikur Cvetkoviqi e Fadil Vokrri”, ishte përgjigjur Milaniq.

Kush ishte Milaniq apo malazezi, më së miri e ka pasqyruar Ergin Ajdinoviq, ish futbollist i Prishtinës në fillim të viteve të 90-ta, pastaj ka luajtur edhe për Prishtinën famtome (serbëve). 

“Shkova te shqiptarët dhe i pyeta: Çfarë të bëj unë tash.

Ata me thanë: ‘Vazhdo edhe pak andej dhe largohu, këndej tek ne nuk ke perspektiv’”, - kishte treguar Ajdinoviqi.

Ajdinoviqi ka qenë prezent kur Milaniqi e përzuri Arkanin nga zyra dhe e qiti jashtë si qen!

“Në verën e vitit 1992 u largova nga Prishtina që përbëhej nga serbët e malazezët. Jemi larguar, unë, Bozhidar Vuksanoviqi, Mentor Bardhi dhe Muhamed Kolenoviqi.

Nuk na i dhanë rrogat, unë isha në gjyq me Prishtinën që udhëhiqej nga serbët apo që i thoshin Prishtina fantome”, ka thënë Ajdinoviq me 30 maj të vitit 2020.

“Nuk mi dhanë letrat. Shkova në Federatën ish jugosllave atëkohë në Beograd, e kisha takimin me Milan Milaniqin, atëkohë ishte kryetar i kësaj federate dhe aty futet në zyre Zhelko Razhnatoviq – Arkani.

Fillova të frikësohesha, e tmerrshme, por Milan Milaniqi, u çu në këmbë në prezencën time dhe Arkanin e qiti jashtë. I tha: ‘Ju këtu nuk keni çka kërkoni, këtu është futboll, dil jashtë’.

Goxha fort i bërtiti! Arkani doli jashtë. Kur mi dhanë letrat mu, Arkani e pash duke e rrahur kryetarin e atij klubit të quajtur Prishtina, Milkoviqin.

Ka shkruar edhe shtypi serb në atëkohë”, ka treguar para një kohe Ajdinoviqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat