Pas një kohe të gjatë nga lëndimi, operimi dhe rikuperimi, ekipit të Prishtinës në seancat stërvitore iu kanë bashkëngjitur mesfushori, Rilind Nimani dhe sulmuesi Dashmir Elezi, i cili në fakt ende nuk ka debutuar për skuadrën që nga transferimi në afatin veror.
"Nimani është rikthyer në 100% e tij, ndërsa Elezit ende i duhet kohë që gradualisht të mbërrijë maksimumin gjatë seancave stërvitore.
As Nimani ende s'ka paraqitje këtë edicion, por në edicionin 2023/24 kishte regjistruar 14 paraqitje, 1 gol dhe 1 asistim, por po vuante vazhdimisht nga lëndimi.
Shpresojmë që të dy futbollistët tanë tani më t'i kenë lënë shqetsimet fizike dhe t'i kontribuojnë ekipit maksimalisht", njofton FC Prishtina.