Flamur Neziri i bashkohet Prishtinës!
Ish-portieri i mirënjohur i skuadrës së Prishtinës, së fundi portieri aktiv i 2 Korrikut dhe njëkohësisht ushtrues i rolit të trajnerëve të portierëve, tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës.
"“Muli” duke qenë pjesë e Shkollës së futbollit FC Prishtina në cilësinë e trajnerit të portierëve, të më të rinjve, nga “duart e arta”, do të provojnë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre drejt ngjitjes së majave në mes të shtyllave.
Neziri, me FC Prishtina në tre edicione (2010-2013) me klubin tonë ka regjistruar 84 paraqitje dhe katër trofe të fituar, dy tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Republikës", njofton FC Prishtina.