Tregu i transferimeve në Turqi ka marrë flakë me fillimin e janarit.
Një lëvizje e bujshme vjen nga Stammbolli dhe ka në fokus Vedat Muriqin.
Sulmuesi i Mallorcas po përflitet për një rikthim në një ligë që e njeh mjaft mirë. “Pirati” ka luajtur në Superligën e Turqisë më përpara dhe duket se ish-klubi i tij Fenerbahce nuk e ka harruar.
Lojtari nga Kosova ka folur për TivibuSpor para gjysmëfinales së zjarrtë ndaj Realit për Superkupën e Spanjës. 30 vjeçari shprehet se ekipi nga Stambolli zë një vend të veçantë tek ai personalisht.
“Ditët e mia në Mallorca po shkojnë mirë. Qyteti është i bukur dhe klubi po përmirësohet çdo vit. Shpresoj se do të ketë dhe më shumë për Mallorcan.
Unë thjesht përpiqem të pasqyroj karakterin tim. Mendoj se jam dashur kudo si në fushë dhe jashtë saj, përveçse te Lazio.
Menaxherët në Turqi e dinë se me çfarë mund të kontribuoj prandaj dhe përflitem gjithmonë në çdo merkato. Mallorca është e mbyllur për oferta, nuk duan të dëgjojnë asnjë. Jam i lumtur këtu. Nuk e shoh largimin, të paktën deri në verë.
Sigurisht dua të rikthehem. Turqia ka një vend të veçantë në zemrën time. Jetova aty për 8 vjet dhe hodha hapat e karrierës time. Nëse një mundësi e tillë shfaqet, do ta mendoj sëbashku me familjen.
Fenerbahce është klubi që më hapi dyert e Europës dhe më ndihmoi të bëhem Vedat Muriqi”, u shpreh sulmuesi i “Dardanëve”.