Armando Broja kthehet më shpejt nga çfarë ishte planifikuar

Futboll

Armando Broja kthehet më shpejt nga çfarë ishte planifikuar

Më: 9 janar 2025 Në ora: 16:45
Armando Broja

Armando Broja pësoi një dëmtim që shkaktoi panik të madh edhe te tifozët shqiptarë. Pasi u rikthye në formën më të mirë te Evertoni, sulmuesi ndieu shqetësime kundër Bornemouth dhe e la fushën në minutën e 30.

Kjo pasi në minutën e 18 Broja nuk llogariti saktë kohën e topit dhe goditi tokën, gjë kjo që i solli shqetësime të mëdha në shpinë. Por koha e rikuperimit të Brojës ishte më e shpejt nga çfarë u parashikua.

Në fillim u raportua lajmi se Broja do të mungonte në ndeshjen e Kupës ndaj Peterbourgh, por do të rikthehej në fushë kundër Aston Villa në kampionat.

Megjithatë pritet që Broja të luajë që në takimin e sotëm kundër Peterburgh, atje ku do të kishte një shans të artë për t’u rikthyer te goli dhe për të fituar më shumë besim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat