Ertigen Shehu nuk do të jetë më lojtar i Korabit.
Palet kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre gjatë kësaj merkatoje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi në rrjetet sociale. Shehu falenderon skuadrën për mundësinë e dhënë.
20-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij në Peshkopi, teksa tashmë është një lojtar i lirë në treg dhe në kërkim të një aventurë të re.
Sulmuesi në pjesën e parë të sezonit ia doli të shënonte vetëm 4 gola në Kupën ë Shqipërisë, teksa zhvilloi në total 14 ndeshje.