Arbër Hoxha ‘çmend’ trajnerin e ri italian dhe shënon si Messi

Futboll

Arbër Hoxha ‘çmend’ trajnerin e ri italian dhe shënon si Messi

Më: 9 janar 2025 Në ora: 20:57
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Dinamo Zagreb ka luajtur në transfertë përballë Shakhtar Donetsk.

Kjo sfidë miqësore ka përfunduar në barazim 2-2.

Ishte minuta e 98-të e ndeshjes, kur sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e tij të parë për vitin 2025. Sfida ishte 2-1 në favor të Shakhtar, por Hoxha mori situatën në ‘këmbët’ e tij.

Sulmuesi shqiptar ia doli që me disa lëvizje ‘alla-Messi’ të driblonte me lehtësi kundërshtarët, e më pas të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Një gol mjaft i bukur dhe me shumë klas që i merr kështu vëmendjen edhe trajnerit të ri të Dinamos së Zagrebit, italianit Fabio Cannavaro. Kujtojmë se kjo sfidë miqësore u zhvilluar në Antalja të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat