Skuadra e Shkupit ka përforcuar radhët e veta me portierin Yavuz Aygun.
Është një përforcim për skuadrën nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë edhe për transferimin e tretë në radhët tona, e që këtë herë ka të bëjë me portierin, Yavuz Aygün.
28-vjeçari Aygün së fundmi ishte pjesë e skuadrës Konyaspor nga Superliga turke, ndërsa edhe ky njëjtë sikurse përfocimi ynë i parë, Emir Yazici, hapat e parë i kishte bërë te skuadra e madhe turke e Trabzonspor.
Pikërisht si pjesë e Trabzonspor i njëjti kishte debutuar në Superligën turke majin e vitit 2016-të.
Në moshën 20-vjeçare, i njëjti nga Trabzonspor ishte transferuar te Goztepe, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe portën e Yeni Orduspor, Boluspor, Karagumruk dhe Isparta 32 Spor.
Me Yavuz Aygün kemi firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti që sot ishte prezent në grumbullimin e skuadrës tonë, duke u njohur me pjesën tjetër të skuadrës”, njofton FC Shkupi.