Everton sapo ka zyrtarizuar pak më parë shkarkimin e trajnerit Sean Dyche. Vendimi ka ardhur tre orë para ndeshjes së sotme për FA Cup ndaj Peterborough.
Drejtimin e përkohshëm të ekipit do e marrin legjenda Leighton Baines dhe kapiteni aktual Seamus Coleman.
Ndërkohë kanë nisur dhe emrat e parë që do të zëvendësojnë Dyche-n. Dailystar raporton se Jose Mourinho është favoriti kryesor për të qenë trajneri i ri i Brojës me shokë.
Portguezi është i gatshëm t’i japë duart Fenerbahce-s dhe të rikthehet në Premier League, aty ku ka drejtuar 363 ndeshje me klube si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.
Gjithashtu dy emra të tjerë që po përfliten shumë si kandidatë të fortë për të marrë drejtimin e everton janë David Moyes dhe ish-trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley.