Klubi i Tiranës njofton blerjen më të fundit Erisildo Smaçi.
Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve.
Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës.
26-vjeçari ka luajtur më parë në Shqipëri për skuadra si Laçi, Aplonia dhe Dinamo ndërsa jashtë vendit ai pati një eksperiencë me formacionin izraelit Bnei Yehuda.